Në dosjen hetimore të prokurorisë së posacme rrezulton se nga zbërthimi i aparateve telefonike grupi i trafikantëve të kanabis sativës kishin komunikime të shuma më njeri-tjetrin.
Madje bisedat mes tyre zhvilloheshin në aplikacone si Whatsapp dhe Signal.
Disa prej tyre përdornin numra të huaj si anglez dhe malazes.
Këto numra i aktivizonin me qëllim aksesin në këto aplikoacione.
Nga verifikimi ka rezultuar se ata nuk e shënonin emrin e kontaktit me emrin e vërtetë të personit që flisnin, po ashtu as në userat e tyre.
Sipas të dhënave rezulton se nofkat që i kishin vendosur në aparate telefonike janë “Flaka Otr, Koli Otr ,TBA, Sxx, Daja, Rrushi Audi etij.
Nga zbërthimi i tyre është provuar dhe roli i personave të përfshirë.
Sipas prokurorisë Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare si dhe mjete të tjera 95 grave që punonin në fshatin Rërëz në Dimal.