Shumë procese të rëndësishme në trupin tonë kontrollohen nga hormonet. Por, si të kuptojmë se problemi është shkaktuar nga hormonet?
Puçrrat dhe pikat e zeza mund të shfaqen nëse poret tuaja janë të bllokuara. Sidoqoftë, disa mjekë pohojnë se shfaqja e papritur e puçrrave shpesh mund të shkaktohet nga ndryshimet e papritura hormonale në trup.
Arsyeja pse shpesh keni dhimbje koke (përveç stresit dhe lodhjes) mund të jetë niveli i ulët i estrogjenit. Estrogjeni është një hormon femëror i cili prodhohet në vezore dhe kontrollon të gjitha proceset metabolike në tru dhe palcën kurrizore.
Pagjumësia është një shenjë shumë e rrezikshme sepse mund të lidhet me një nivel të ulët të progesteronit. Dr Traci Johnson, specialist i gjumit, thotë se progesteroni është relaksues natyral. Mund të qetësojë dhe normalizojë gjumin.
Djersitja e papritur ose ethet janë shenjat më të zakonshme që ka diçka të gabuar në ekuilibrin tuaj hormonal.
Shenja të tjera të një mos balancimi hormonal janë: Rënia e flokëve, dëshira e madhe për të ngrënë, harresa, probleme me tretjen dhe shtimi në peshë.