Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nga pendesa për abortin, paraliza dhe martesa, ylli i televizionit italian Simona Ventura i rrëfen të gjitha

16:44 / April 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 92
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Simona Ventura ka bërë një rrëfim të veçantë dhe të ndjerë për jetën e saj personale të viteve më parë, po ashtu dhe sot. Ikona e bukurisë dhe televizionit italian, po përflitet shumë në rrjet që pas shpalljes së datës së martesës me gazetarin dhe shkrimtarin e njohur italian Giovanni Terzi, më 6 korrik të këtij viti 2024. Po ashtu edhe fatkeqësia e paralizës në fytyrën e gazetares është përfolur shumë në media.

E ftuar në “Belve” më 16 prill, Simona ka treguar episode sa të dhimbshme në jetën e saj, si aborti të cilin e ka kryer në moshë shumë të herëshme, akuzat se ishte përdoruese e rregullt e drogës, por, po ashtu dhe të bukura, siç janë momentet e flirtit me Giovanni-n. E pyetur sesi i shpjegonte ajo akuzat për përdorimin e lëndëve narkotike, Ventura u shpreh: “Është një shpifje që më ka detyruar për një kohë të gjatë të bëj testin e flokëve. Një test toksikologjik i cili mund të vërtetojë përdorimin e drogës edhe pas një kohe shumë të gjatë. E kanë bërë njerëz që donin të shpëndanin fjalën e keqe dhe jo të vërtetën”.

Më pas Simona kalon në rrëfimin e një episodi në rininë e saj, abortin, të cilin shprehet se nuk ka ditë të jetës së saj që nuk e kujton atë foshnje të palindur. “Tashmë është diçka që ka kaluar, por nëse do të rikthehesha pas në kohë nuk besoj se do ta kisha bërë sërish si zgjedhje abortin. Asnjë ditë e jetës sime nuk kalon pa menduar për këtë fëmijë të palindur. Një fëmijë për të cilin babai i tij në atë kohë nuk dinte asgjë”.

Si kanë nisur flirtet e para me bashkëshortin e saj të ardhshëm, të cilët do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre më 6 korrik. “Ishte shefi im në Mediaset. Një ditë në një dhomë grimi, ku ishte edhe ish-bashkëshortja e tij Daniela, një grimer tha: “Ai është me atë… Simona Ventura” , duke drejtuar gishtin nga unë. Dhe prej andej bomba u përhap. Kur njerëzit më pyesnin në vazhdim nëse ishte e vërtetë, sa më shumë thosha ‘jo’, në fakt aq më tepër thoja ‘po’ brenda vetes”, u shpreh gazetarja.

Prezantuesja është e prekur nga paraliza e Bell, e cila përfshin nervin e shtatë. Një gjendje e përkohshme që bllokon gjysmën e fytyrës, por që në shumicën e rasteve zgjidhet në mënyrë spontane.

Simona Ventura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Pas polemikave, Princ Harry zbulon lajmin e fundit për Archie dhe Lilibet

20:18 / September 18, 2026

Surpriza në “Për’puthen”/ Për herë të parë, një konkurrent indian i bashkohet emisionit

21:59 / September 17, 2026

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.