Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga pikturat e Edi Ramës tek paranojat e regjimit komunist, Luan Rama tregon të pathënat si diplomat dhe studiues arti

19:24 / June 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luan rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luan Rama është kineast, studiues arti, publiçist, shkrimtar, përkthyes dhe ka lobuar si diplomat në Paris, duke e përfaqësuar Shqipërinë.

Në “Mes dy botëve” me Helidon Halitin në RTSH, Luan Rama ka rrëfyer disa detaje nga Edi Rama si artist, por dhe nga “çmenduaria” e komunizmit të atyre viteve.

“Edi është një artist i veçantë, por pak i kufizuar mendoj unë. Unë kam një tablo të madhe të Edit, ndoshta ai e ka harruar, ma ka dhënë para se ai të kthehej në Shqipëri, është me rrotullame, është kubiste…Por ai pati dhe një periudhë shumë interesante kur u ngacmua nga rilindja italiane, Paolo Uccello-s.

Dhe unë atëherë bëra një shkrim për Edi Rama në ngasjen e Paolo Uccello-s, kurse këtu kishin bërë një titull tjetër Edi Rama pushton Parisin”, tha ai.

Rama mendon se tregut shqiptar i mungojnë menaxherët e artit duke sjellë vështirësi në prezantimin e tyre.

“Tregut shqiptar i mungojnë menaxherët, ata që duhet ta përfaqësojnë, vetë pikturon nuk e bën dot , ka hallin të pikturojë. Çështja e prezantimit të piktorëve shqiptarë mbetet themelore që arti shqiptar të dalë”, nënvizon ai.

Luan Rama që ka qenë dhe diplomat në Paris, kujton dhe paranojat e regjimit komunist, edhe ndaj artistëve që donin të vizitonin vendin tonë.

“Unë sapo kisha shkuar në Francë si diplomat, nuk kishte ambasador kështu që unë isha përfaqësuesi i Shqipërisë në Francë dhe në Bruksel. Në atë kohë mbaj mend që ishte interesant ambienti i Ambasadës. Lart fare ishte, si me qenë një tarracë dhe brenda kishte një kub, dhe brenda kubit ishte dhoma e partisë me një portret të Enver Hoxhës. Dhe brenda kishte një tub që dilte përtej ambasadës për ajrim.

Ishte kjo paranoja e përgjimit, përndjekjes, Ky ishte ballafaqimi i parë me të. Ballafaqimi i dytë hapa një dollap dhe gjej radiografi të mëdha të mushkërive, aty ishin emrat francezë, hollandezë, anglezë. Pse? Sepse të gjithë vinin në ambasadën shqiptare për të marrë vizën. Shqipëria komuniste nuk donte që në kufi të hynte ndonjë mikrob”, tregon Luan Rama.

Edi Rama Luan Rama te pathenat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.