Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nga propozimet për martesë tek arbitrja e parë femër, ja veçoritë e “Katar 2022”

22:27 / December 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
katar 2022 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu si çdo Kupë Bote që kemi lënë pas, edhe ky edicion ka pasur një sërë karakteristikash, të cilat edhe nëse do t’i përmendim pas shumë vitesh, do të na sjellin ndër mend pikërisht Botërorin e Katarit.

Homofobia – Në një vend si Katari, flamujt me ngjyra janë armiku më i madh. Sikur të ishin nga ata që shfaqen në qiell, do të ishin bombarduar. Të ndaluar në stadiume dhe kudo tjetër, Katari ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të të drejtave civile.

“Çfarë po shikon budalla?” – Fraza epike e Lionel Mesit në drejtim të holandezit Veghorst vështirë se do të harrohet ndonjëherë. Tashmë e bërë moto dhe e përdorur edhe në fushata publicitare.

Ronaldo në stol – Kupa e Botës më e trishtuar e CR7-ës. Përfundon në pankinë, i eliminuar nga Maroku, del i përlotur. Pjesa tjetër e vuajtjes duhet të ketë qenë në shtëpi, teksa shikonte kurorëzimin e Mesit, ndërsa Xhorxhina akuzon trajnerin Fernando Santos.

Emiri – Ai i Katarit, Tamin bin Hamad Al Thani e veshi Mesin me një pelerinë të zezë të quajtur “bisht” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Leo u akuzua edhe për këtë, që i lejoi ta përdornin, madje tifozët e Maradonës vazhdojnë të pohojnë: Diego nuk do të pranonte kurrë ta ngrinte Kupën e Botës i veshur ashtu dhe i përdorur.

Frapar – Kupa e Botës në Katar do të hyjë në histori si edicioni i parë në të cilin një ndeshje e një niveli të tillë i është besuar një arbitreje femër. Francezja Stefani Frapar ishte kryesorja e Gjermani-Kosta Rika dhe e menaxhoi si duhet. Historike për të dhe për vazhdimësinë.

Japonezët – Kultura e tyre e pastërtisë u shfaq edhe në këtë Botëror. Tifozët qëndruan pas fitores në debutim me Gjermaninë për të pastruar tribunat në stadiumin “Khalifa”. Shembull i mirë, “arigato”.

Himnet – Iranianët nuk kënduan në debutimin e tyre kundër një regjimi që vret për një fije floku. Gjermanët mbyllën gojën me dorë kundër vendimit të FIFA-s që ndalonte mbajtjen e shiritit në mbështetje të komunitetit LGBTQ. Guxim dhe polemika.

“Lusail” – Askush nuk harron se sa kushtoi ndërtimi i stadiumeve për sa u përket jetëve njerëzore të humbura, por kujtimi i stadiumeve magjepsëse do të mbetet. Mbi të gjitha “Lusail”-i i artë, ai i finales, tendat beduine të “Al-Bejtit” dhe kontejnerët e “794”-ës.

Vullnetarët – Vullnetarët që udhëzonin spektatorët në metro mbanin megafonë nëpërmjet të cilëve tregonin rrugën e metrosë. “Metro this way” u bë virale, po aq sa “Muchachos”, kënga e argjentinasve e kënduar kudo.

Nuse për koreanin – Pas ndeshjes së tij ndaj Ganës, sulmuesi korean Ço Gue-sun shkoi nga 20,000 ndjekës në “Instagram” në 2.2 milionë dhe mori qindra propozime për martesë. Ai është votuar si futbollisti më i bukur i Botërorit.

Minutat shtesë – Botërori do të kujtohet për ndeshjet e tij që nuk mbaronin asnjëherë. Rikuperonin spektaklin dhe rrisnin ankthin.

Tifozët me pagesë – Bojkoti i tifozëve për të drejtat e njeriut e dha efektin e tij me Katarin që kërkoi të mbushte shkallët bosh me tifozë të shtirur. Shembulli konkret: tifozë aziatikë për Brazilin që në fanellë kishin të shkruar “Neymer” me “e”.

Vdekjet – Përveç vdekjeve të akuzuara të punëtorëve, u regjistruan edhe vdekjet e tre operatorëve. Grent Uollh, një reporter amerikan që u sëmur gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë, fotografit nga Katari Khalid al-Mislam dhe anglezit Roger Pirs.

Katar 2022 kupa e botes vecorite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.