Për herë të parë mbi qiejt dhe ujërat territoriale shqiptare që nga lufta e Kosovës do të patrullojnë avionë e anije luftarake.
Pjesë e planit janë 12 helikopterë shumërolësh, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete mbështetëse për forcat ushtarkake, 10 mjete detare përfshirë edhe anije luftarake, avionë transporti dhe personel mallrash.
Flota ajrore ushtarake në këtë stërvitje zë një vend të veçantë ku në Rinas do të zbarkojnë: 10 avionë luftarakë F15, 2 avion F16, 2 avion F35, 3 avion KC-135, 7 helikopterë patrullim shpëtimi dhe një avion patrullimi, raporton Report tv.
Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.
Kosto e kësaj stërvitje për shtetin shqiptar që do të angazhoj 960 trupa dhe infrastrukturën arrinë në 436 mijë euro ndërsa për 3100 ushtarakët nën komandën amerikane dhe lëvizja e mjeteve të tyre do të përballhet nga amerikanët.