Për të ndjekur koncertin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndodhet edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ambasadorja e SHBA e akredituar në vendin tonë Yuri Kim.
Të pranishëm janë dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjknuri, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe shumë figura të tjera të politikës shqiptare.
Shqipëria sot feston 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.