Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Nga rikthimi i opozitës në Kuvend te arrestimet brenda PS, Braçe: Korrupsioni është kthyer në kulturë në vend! Duhet…  

17:56 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion braceee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë në “Breaking” në Top News, i ftuar ishte deputeti i PS, Erion Braçe. Gjatë bisedës në studio me gazetarin Xhoi Malësia, Breçe u ndal në zhvillimet e fundit politike në vend.

Lidhur me rikthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, ai u shpreh se nuk fshihet asgjë pas ndonjë marrëveshjeje, pasi Braçe thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, por se sipas tij grupi që pengoi jetën parlamentare, vendosi që të heqë dorë nga kjo strategji.

“E para nuk ka marrëveshje, dhe kjo u tha dhe u stërtha. Nuk ka çfarë të fshihet kur nuk ka marrëveshje. Pala që kishte rolin kyç në destabilizimin e jetës parlamentare, si milici fashiste brenda Parlamentit për të mos lejuar marrjen e fjalës së deputetëve etj, ka hequr dorë nga ajo sjellje dhe i është kthyer jetës parlamentare, siç janë komisionet parlamentare. Ajo palë ka ikur nga strategjia për të pezulluar jetën parlamentare dhe tani është kthyer në jetën parlamentare. Nuk fshihet asgjë pas kësaj”, u shpreh Braçe.

Ndërkohë, sa i përket arrestimeve brenda Partisë Socialiste, Braçe u shpreh se e shqetëson fakti se korrupsioni në vendin tonë është kthyer në kulturë. Sipas tij paralelisht me SPAK, është PS, ajo që duhet ta luftojë këtë lloj kulture.

“Nuk ka një rast të vetëm që PS të jetë bërë pengesë për SPAK. Patjetër më shqetësojnë, siç më shqetëson fakti që korrupsioni është kthyer në kulturë në këtë vend. SPAK i vetëm nuk mund ta bëjë këtë betejë me korrupsionin, sepse është luftë me kulturën, kulturën duket ta luftojë PS, me ligje, me kontroll të shtuar e gjithçka tjetër. Paralelisht me atë që bën SPAK, partia duhet të themelojë një kulturë kundër korrupsionit”, tha Braçe.

rithemelimit tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.