Aventura e Mario Manxhukiç te Al-Duhail në Katar është mbuyllur shumë më shpejt se sa mendohej, me sulmuesin kroatr që ka vendosur të kthehet në Europë. Paratë nuk janë gjithçka dhe Manxhukiç është gati të heqë dorë nga shifra të rëndësishme për të ndryshuar përgjithmonë futbollin kroat.
Nga Kroacia bëjnë të ditur se ish-sulmuesi i Bajern, Atletiko e Juventus, është gati të kthehet në vendlindje për të firmosur me Osijekun , për t’u bërë partner sulmi me Eros Grezdën. Lojtari do të përfitonte 1,5 milionë euro në vit, por zgjedhja e tij nuk është akonomike. Ajo ka lidhje me dëshirën e tij për të dhënë përsëri kontributin në vendin ku u rrit si futbollist.
Lojtari ka marrë edhe më parë oferta nga Dinamo Zagreb por raportohet se ai do një sfidë, jo një ekip ku fitorja të jetë thuajse e sigurt. Ndaj bisedimet me Osijek janë pranë finalizimit dhe pritet që në janar, Manxhukiç të veshë fanellën e kësaj skuadre, për ta kthyer edhe atë në një pretendente për titullin kampion në Kroaci
