Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Sandokani tek Ezeli apo Ronaldo, si ua vendosin shqiptarët emrin fëmijëve

22:55 / April 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
CE466ADA 2CAD 4B1F B4C3 2CA75A7F7AFE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur vjen një fëmijë në jetë, emri që do të mbajë është shumë i rëndësishëm. Prindërit mendojnë idetë nga më të ndryshme. Në këtë artikull do të ndalemi tek disa raste kur njerëzit janë frymëzuar nga filmat, personazhe fiktivë, aktorë, futbollistë etj. Sipas të dhënave të INSTAT të paktën 31 persona në Shqipëri mbajnë emrin Sandokan. Këtë personazh e kemi parë në televizion si serial të animuar, por edhe film. Sandokan është një personazh i krijuar nga autori italian Emilio Salgari. Në vitin 1883 ai publikoi për herë të parë aventurat e piratit, i cili përgjatë Detit të Kinës Jugore njihej si “Tigri i Malajzisë”. Tarzani është një tjetër emër i marrë nga filmat e animuara dhe i përdorur në Shqipëri. Nga të dhënat rezultojnë se 33 persona mbajnë emrin e tillë. Tarzanin jemi mësuar ta shohim në filmin e animuar në vitin 1999 ku pasi u rrit në xhungël, personazhi arrin të prekë civilizimin. Por shqiptarët nuk janë fiksuar vetëm pas filmave të animuar. Së fundmi, serialet turke kanë sjellë shumëllojshmëri emrash më të ndryshëm. Megjithatë më pikanti është “Ezel”. Personazhi i luajtur nga Kenan Imirzalioglu fitoi zemrën e shumë shikuesve dhe mesa duket tek një pjesë ka lënë një shenjë të fortë. Të paktën 21 persona mbajnë emrin Ezel në Shqipëri. Por nuk ngelet pas edhe pëlqimi i shqiptarëve për aktorët. Një ndër më të pëlqyerit në vitet ’90 ka qenë Jean-Claude Van Damme. Mesa duket, ai ka qenë shumë i pëlqyer aq sa 18 persona kanë marrë për emër mbiemrin e tij, Vandam. 1484 qytetarë në Shqipëri mbajnë emrin Ronaldo, 121 Rivaldo dhe 13 Ronaldinjo. Ndërkohë tifozët italianë dhe të Milanit duket se kanë përdorur emrin e kapitenit legjendar të kuqezinjve, Maldini. Plot 89 persona mbajnë këtë emër. Ajo që shihet në të dhënat e INSTAT, përveç përdorimit të emrave të huaj është edhe mënyra se si shkruhen në regjistrin e Gjendjes Civile. Për shembull, 16 persona mbajnë emrin William, pavarësisht se në alfabetin e gjuhës shqipe nuk ekziston “w”.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.