Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga sheshet tek emrat që do flasin, detajet e Kongresit të PS ditën e shtunë

15:16 / April 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kongresi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën Partia Socialiste mbledh organin kryesor vendimarrës, kongresin. Pasi të vetëkritikohen, do të vendosen objektivat për garën e ardhshme elektorale, zgjedhjet vendore të 2023-it.

Çeljen e kongresit do ta prijë një diskutimi në pesë tryeza të ndryshme që do të vendosen në mjediset e jashtme të Pallatit të Kongreseve.

Në sheshin “Skendërbej”, atë “Italia” dhe në bulevardin para zyrës së presidentit, do të ngrihen pesë pikëtakime mes socialistëve, kryesisht ministra dhe grupeve të interesit për të diskutuar për integrimin, energjinë, mjedisin, shëndetësinë apo bujqësinë.

Në vëmendje do të jetë edhe situata në të cilën gjendet vendi për shkak të krizës së çmimeve nga energjia, karburantet dhe produktet ushqimore.

Me mbylljen e këtyre diskutimeve, socialistët, siç e ka artikuluar edhe vetë kryetari i tyre, Edi Rama të gjitha kritikat do t’i kenë për njëri-tjetrin.

Atë do ta nis numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri, më pas i rikthyeri në kampin rozë Ditmir Bushati me detyrën e drejtuesit të akademinë që synon zgjerimin e PS-së dhe detyrimet e mazhorancës qeverisëse ndaj qytetarëve nga kryetari i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla.

Kongresi nuk do të ketë shkarkime dhe emërime ministrash, por kryesocialisti Edi Rama, siç vetë e tha, kritikën për të tijët do ta bëjë.

Paralajmëroi supriza, të cilat pritet të zbulohen përgjatë gjashtë orëve që jashtë dhe brenda Pallatit të Kongreseve socialistët mbajnë kongresin e tyre.

Shkarkimi i 61 drejtuesve të degëve të partisë socialiste në vend për t’u zëvendësuar me të tjerë, votimi për ndryshimet në statut dhe sekretariatin janë disa nga vendimet që kongresi do të marrë në funksion të përgatitjes së partisë socialiste për zgjedhjet më të afërta, vendoret e 2023-it.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.