Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nga Shkupi në Beograd për 3 orë e gjysmë, Zaev dhe Vuçiç hapin autostradën

10:10 / May 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej mbrëmjes së të shtunës, qytetarët e Shkupit dhe Beogradit mund ta përshkojnë distancën mes dy kryeqyteteve për vetëm 3 orë e gjysmë, ndërsa nga Tabanovci deri në Horgos për rreth pesë orë.

Në përurimin e aksit jugor të autostradës të Korridorit 10 ishin të pranishëm, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrja Ana Bërnabiç dhe ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Për autostradën e Korridorit 10 është pritur  të paktën 30 vjet  dhe tani ajo ka përfunduar. Në pyetje ishte ndërtimi më i vështirë në Evropë, në aksin rrugor prej 26.3 kilometra”, tha Mihaloviç.

Edhe Presidenti Vuçiç tha se “kjo është një ditë e mrekullueshme për ne. Përgëzoj të gjithë ata që vitet e fundit kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshmepër të kapërcyer natyrën dhe të gjitha pengesat në Grykën e Gërdelicës për të ndërtuar një rrugë unike që është me vlerë të veçantë dhe të paçmueshme. Autostrada, mbi të gjitha, do të ketë një rëndësi të madhe për zhvillimin e rajonit, për investime të reja, për hapjen e fabrikave të reja dhe për punësim. Askush nuk mund të më bindë se rrugët tona janë më të këqija se ato në Gjermani dhe Zvicër”.

beograd Shkupi zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.