Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga sot ata që do japin apartamente me qira në Booking, do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin

09:23 / November 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
airbnb tirana albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisur nga sot, 1 nëntor, bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPTin dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira. Kjo lëvizje vjen pas zbulimit të informalitetit të lartë në turizëm, ku me qindra apartamente, dhoma, vila apo shtëpi jepen me qira në Booking apo AirBnB dhe qeveria po merr masa për të formalizuar sektorin.

Boooking njoftoi përmes një email-i të gjitha subjektet që përdorin këtë platformë që duhet të regjistrohen dhe të vendosin në dispozicion të Booking NIPT-in e tyre brenda 31 tetorit, si dhe të regjistrohen si subjekte të TVSH-së. Në të kundërt, bizneseve që nuk kanë bërë deklarimin, prej ditës së sotme do t’iu nisë mbajtja 20% TVSH, mbi komisionin që ata paguajnë për pronën që japin me qira.

Komisioni që ju mban booking për apartamentin apo dhomën që japin me qira varion, nga 12% deri 18% por në shumicën e rasteve aplikohet tarifa 17% dhe 18%. Mbi këtë komision që paguajnë do tu mbahet edhe TVSH-ja 20%.

Tashmë këto subjekte ose do të detyrohen të pajisen me NIPT dhe më pas të marrin kategorizimin për strukturën akomoduese dhe të përfitojnë TVSH 6%, ose do të vazhdojnë si tani ku Booking ju merr TVSH mbi komisionin si dhe do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat e tyre 15%.

Por edhe përmes kësaj skeme nuk do të arrihet formalizimi i plotë i sektorit pasi, shumë subjekte japin shtëpi apo apartamente me qira nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram. Regjistrimi i këtyre strukturave sipas ekspertëve është e domosdoshme pasi, ata qarkullojnë shumë të ardhura në informalitet dhe nuk kontribuojnë në buxhet.

Boooking
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

QSUT vijon furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor

14:08 / November 14, 2026

75 apartamente të reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti

20:18 / November 13, 2026

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.