Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga sot, në treg 200 dhe 5000 lekëshi i ri. Çfarë ndodh me kartëmonedhat ekzistuese

11:15 / September 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
500 mijel ekeshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga sot, data 30 shtator 2019, qytetarët do të kenë në qarkullim prerje të reja të kartëmonedhave. Banka e Shqipërisë ka ndryshuar serinë e kartëmonedhave që qarkullojnë në treg, duke hedhur gradualisht 6 prerje të reja.

Detajet i tha para disa ditësh, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili shpjegoi per mediat se në kartëmonedhat e reja siguria është rritur dhe falsifikimi i tyre është shumë i vështirë.

“I kemi rritur mjaftueshëm elementët e sigurisë për të bërë të vështirë falsifikimin e kartëmonedhave. Ato janë të sigurta për qytetarët, pasi kanë elementë bashkëkohorë të sigurisë. Po t’i shihni si filli i sigurisë dhe holograma janë element bashkëkohore. Kartëmonedha 200 lekë do të ketë material të veçantë plastik polimeri, ndërsa kartëmonedha 5 mijë lekë, e cila do të hidhet më datë 30 shtator, ka elemente sigurie të shtuar dhe një pamje më moderne. Vitin që vjen, do hedhim kartëmonedhën 1 mijë lek dhe 10 mijë lekë dhe në 2021 do të hedhim në qarkullim kartëmonedhën 2 mijë lek dhe e fundit në hedhjen në qarkullim do të jetë kartëmonedha 500 lekë, e cila do të hidhet në vitin 2022″, tha Sejko në një intervistë për “News 24”, me 21 shtator.

Lexo edhe- Prezantohen kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro, ja risitë

Vendimi për hedhjen graduale të kartëmonedhave të reja është marrë pasi aktualisht Banka Qendrore ka stok kartëmonedhash.

“Është vlerësuar hedhja në qarkullim në këtë cikël, pasi BSH ka stok kartëmonedhash dhe ky stok sigurisht që do të vazhdojë të qarkullojë, pra, kalendari është bërë me një analizë nga departamenti i misionit në varësi të stokut që ka BSH”, vijoi Guvernatori.

Ndonëse në 30 shtator do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5 mijë lekë, Banka e Shqipërisë thotë se kartëmonedhat ekzistuese do të vijojnë të përdoren krahas atyre të rejave, duke u hequr nga tregu gradualisht.

“BSH do t’i tërheqë gradualisht këto kartëmonedha nga qarkullimi, duke nxjerrë në qarkullim kartëmonedhat e reja. BSH, gjithashtu, gradualisht, tërheq edhe kartëmonedhat ekzistuese dhe në një hark kohor të disa viteve ato ekzistuese do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi, por do të jenë paralelisht në qarkullim me kurs ligjor njëlloj si kartëmonedhat e reja që ne do të nxjerrim”, theksoi më tej Sejko. Sipas Guvernatorit të BSH, integrimi i Shqipërisë në BE dhe futja në Eurozonë do të ishte me rëndësi për ekonominë e vendit për të shmangur rreziqet që vijnë nga kursi i këmbimit dhe ato të jashtme. Duhet të jemi të qartë se nuk është thjesht aplikimi i monedhës së huaj, i monedhës euro në rastin konkret, që do ta bënte Shqipërinë të integruar. Ajo që do ta bënte Shqipërinë të integruar, do të ishte vetëm aplikimi i reformave strukturore për të pasur një konvergim sa më të shpejtë ekonomik dhe social, në mënyrë që të përafrohemi si shtetet e tjera, jo vetëm të jemi anëtarë të eurozonës, por një ditë të përdorim dhe ne monedhën euro”, tha ai.

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar./Panorama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.