Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë përmbyllëse para pushimeve, të cilën e nisi me disa të dhëna për aksionin e anti-informalitetit, dhe nisma të tjera të qeverisë.
Aksioni i anti-informalitetit
Duke u ndalur tek rritja ekonomike , Rama tha ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shtoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit.
“Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.
Mbetet prioritare që të fokusohemi tërësisht tek investimet publike dhe ato private, vendase e të huaja. Frymës së antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme dhe në forma shumë agresive që ka ndikuar edhe në rritjen e in formalitetit, që tani është në fokus dhe do të mbetet përditë deri në fund të mandatit.
Punësimi ka shënuar përparim, është rritur 1.4% krahasuar me një vit më parë dhe +0.6% krahasuar me 6 mujorin e parë. Një fakt vlen të nënvizohet, zyrat e punës vetëm në 6 mujorin e fundit kanë realizuar 16 mijë punësime. Por informaliteti në punë ka shënuar rritje, nga mos regjistrimi i punonjësve. Që është integruar në operacionin antiinformalitet që siç e thashë do të vijojë çdo ditë deri në fund të mandatoit.
Financat publike janë të qëndrueshme dhe borxhi rezulton me ulje në raport me qershorin e vitit të shkuar, -2.16 pikë përqindje
Tregtia me jashtë, eksport i produkteve bujqësore ka shënuar rritje me 12% ndërkohë që importi rritur me 1.2.
Kemi hyrë të një fazë të re të një lufte pa kompromis për të garantuar sigurinë ushqimore, para pak ditësh kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin penal dhe sanksionet për abuzuesit me produktet ushqimore tashmë janë teje të rënda dhe ne nuk do të ndalemi në goditjen e tyre. Rritja ekonomike me 2.21%. Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus.”, tha Rama.
Një forcë speciale për të fortit e rrugëve
Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të sotme me gazetarët, ka zgjedhur që të komentojë disa drejtime të qeverisjes, mes tyre dhe ndryshime të pritshme në policinë e shtetit.
Rama u shpreh se nuk mund të ketë punonjës policie mbi moshën 55-vjeçare, po nëse ata largohen nga puna, do të mbahen me një shpërblim financiar të konsiderueshëm.
“Nuk mund të ketë punonjës policie më shumë se 55 vjeç, po rrugëdalja duhet të jetë një shpërbim financiar”, u shpreh Rama, pa saktësuar se kur mund të hyjë në fuqi ku ndryshim.
Ndërkohë që kryeministri u shpreh se prej kohësh është duke u përgatitur një Forcë Speciale, e cila do të merret posaçërisht me të fortët e rrugëve, ku këta të fundit do ta kenë pothuajse të pamundur që të lëvizin lirshëm nëpër Shqipëri.
“Është bërë gati një forcë speciale që do të merret me të fortët e rrugëve, të lagjeve dhe të qyteteve, që do të jetë pjesë e presionit të policisë së shtetit kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin që të rrinë në Shqipëri, të përgatiten që të fshihen në vrima shumë shumë të ngushta, ndryshe nuk do të kenë mundësi që të marrin frymë”, tha më tej Rama.
Për Teatrin Kombëtar
Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën përmbyllëse para pushimeve edhe për teatrin kombëtar, duke thënë se ka shumë njerëz që “ngatërrojnë muret me historinë”.
“Këto janë pjesa më e parëndësishme për ju, se merreni me gjëra shumë më të rëndësishme sesa ekonomia, arsimi, filloni me tërmetin tani Teatri Kombëtar?
Zhvillimet te TK janë shumë të vjetra dhe më vjen sinqerisht edhe mirë edhe keq që vazhdon një debat për një temë që duhet të ishte ezauruar në këndvështrimin tim 20 vjet më parë. Ka shumë njerëz që ngatërrojë muret me historinë, historinë me nostalgjinë, por dua të them se së pari nëse ka një njeri po edhe një forca qeverisëse që në krahasim me gjithkënd tjetër nuk mund të akuzohet për mungesë vëmendje apo mungesë ndjeshmëri ndaj trashëgimisë kulturore janë unë dhe forca jonë qeverisëse. Mos harroni që kur unë kam nisur përpjekjen për të shpëtuar trashëgiminë kompleksi i ministrive ishte kompleks sipërfaqesh ku shkruheshin fjalë të pista me spraj, binin suvate, mbinin fiqtë mbi tarraca sepse mbeturinat liheshin dhe ktheheshin në pleh.
Godina e TK nuk është çështje verbërie apo indiference, është realiteti, godinë e ndërtuar nga ushtria italiane me material të përkohshëm për argëtim pas pune, nuk ka qenë TK në planin italian, në planin e pas luftës, ka mbetur si ajo fjala, që një e përkohshme mbetet gjithë jetën si rezultat i pamundësive, është degraduar, i parikuperueshme edhe sikur të donim. Nëse do të kishte vlerë nga pikëpamja arkitektonike, e nëse do iu kishte hapësirat për të pasur teatër, nuk do restaurohej, por do të shembej dhe ndërtohet sipas projektit dhe ju them do na kushtonte më pak se godina e re nëse do të ndërtonim si është.
Asnjë centimetër i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat, ai vjen pas murit rrethues të TK, nëse ne do ishim të interesuar për zhvillimin provat do të kishim të lehtë fare, do bënim kopjen e teatrit ekzistues, se ajo nuk restaurohet dot dhe ishim në rregull por pse do ta bënim këtë? Do paguante shumë më pak privati që do të merrte po atë sasi toke pas për të bërë zhvillimin tjetër, ndërkohë që ne kërkojmë shumë më tepër fond nga privati për ta këmbyer me një truall pas teatrit, ku ka ferra, mbeturina të ish dekorit dhe teneqe.
Muze të kujt do ta bëjmë? Për çfarë, atë do të kemi brenda godinës së re të TK, atëherë ku është çështja? është politike, mediokritet dhe kapu pas asgjësë për të bërë zhurmë, nuk kemi ne asnjë interes që të bëjmë zhurmë në rast se nuk kemi bindjen se e ardhmja ndërtohet sot dhe sot nuk mund të bëjmë diçka që mos ti ngelë të ardhmes. Nuk mund të jemi ne dakord me të gjithë, shumica është e qartë në këtë drejtim , e komunitetit teatror dhe publikut, një pjesë nuk janë dakord, nuk ishin dakord një pjesë edhe për stadiumin, ja ku jemi, më i bukuri i rajonit dhe një nga stadiumet e bukur të Europës.”, deklaroi Rama.
Shkarkimin e Metes dhe Komisionin e Venecias
“Do të gjykojmë mbi bazën e raportit”, kështu u shpreh kreu i Qeverisë, Edi Rama, ndërsa u pyet se a do ta ndërpresin procedurën për shkarkimin e Metës, nëse Komisioni i Vencias i jep të drejtë Presidentit.
“Ne e kemi çuar çështjen për trajtim në Venecia për një proces të konsoliduar dhe mirëkuptuar nga publiku. Por edhe të qartë për të gjithë miqtë dhe partnerët, do presim raportin e Venecia pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit”, tha Rama.
Dialogun me opozitën
Kryeminstri Edi Rama qëndron i palëkundur në qëndrimin e tij për dialog me opozitë jashtëparlametare, por pa negociouar mandatin qeverisës deri në 2021.
I pyetur nga gazetarët për ndonjë shteg dialogu në një situatë të tillë, Rama tha se nga shtatori do të jenë më të vetëdijshëm për këtë.
“Situata për sa më takon, dhe duhet tua them paraprakisht sot që mbas pushimeve ne do të jemi të vetëdijshëm për këtë. Nuk mund të vazhdojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë çështje. Ne i kemi dhënë qëndrimin, unë e kam përsëritur pozicionin. Jemi të gatshëm të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtëparlamentare, por nuk jemi të gatshëm të negociojomë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë dhe nuk jemi të gatshëm dhe unë nuk jam i gatshëm të harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet”, tha Rama.
A do të ketë ndryshime në qeveri?
Ndalur tek ndryshimet në qeveri, Rama u shpreh se në parim nuk do të ketë asnjë ndryshim.
Në asamble thatë se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, po në shtator do ketë nevojë për rishikim të kabinetit?
Rama: Jo, në parim jo, por nëse shfaqet ndonjë nevojë ose situatë që unë nuk e di sot kjo është temë tjetër.
Pse po e largoni një socialist të vjetër si Arben Malaj? A e larguat Bushatin për shkak të qëndrimit të tij kritik?
Rama: E para lidhet me grupin parlament, pyesni deputetët që e kanë kërkuar largimin e zotit Malaj, nuk e besoni, jeni të lirë, unë nuk lexoj dhe është pjesë e paqes edhe kjo, më ndihmon për paqen, nuk lexoj. Përveçse në raste shumë të rralla gjëra që mi rekomando Fuga, se çfarë mund të ketë thënë Malaj për mua nuk është në gjërat që më kanë rekomanduar për lexim.
E dyta, jam shumë vëmendshëm ndaj kritikave, unë mbroj mendimet e mia dhe nuk ka asgjë personale me askënd, as me Bashën por me Bashën kam diçka personale që e kam pozitive, por nuk di si ta ndihmoj
Për sa i përket tjetrës nuk ka asnjë lidhje, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese, nuk më rezulton, por edhe sikur të kishte ndodhur nuk ka lidhje, organizimi i ri kërkon disa angazhime dhe ritme, energji, dhe aftësi që bëjnë që të duhen disa ndryshime.
Marrëdhëniet me Greqinë
Ndërsa ka komentuar ndryshimin e qeverisë në Greqi, Rama tha se është shumë e rëndësishme që të intensifikohet dialogu i bashkëpunimit për të vënë pikat mbi “i”, për disa çështje që, sipas tij janë të deformuara për shkak të disa trajtimeve të gabuara.
“Kam në dejet e mia një miks, nuk do të ndihesha nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë se kam pasur këtë prurje, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikundër kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra në Mirditë, Berat, Vlorë, dua ta them qartë edhe këtë që për mua ortodoksët shqiptarë janë shqiptare dhe grekët ortodoksë janë grekë që të jemi të qartë edhe për këtë dhe duke qenë se në pikëpamjen fetare nëse e lexojmë kështu kam edhe rrjedhë katolike edhe ortodokse e për vullnetin e gjyshes sime jam vetë katolik duhet ta nënvizoj shumë qartë, ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë. Ne e kemi të ndarë këtë pjesë, Greqia e ka bashkë, por nëse për ta plot të drejtë çdo grek është ortodoks për mua çdo ortodoks shqiptar është shqiptarë, ndërkohë që vëllezërit tanë të minoritete janë grekë edhe ortodoksë.
Marrëdhëniet fqinjësore nuk varen nga origjina politike e njërit apo tjetrit. Shumë e rëndësishme që të intensifikojmë dialogun e bashkëpunimin për pikat mbi i mbi disa aspekte të deformuara për shkak të informacioneve apo trajtimeve të gabuara në nivele të caktuara të medias apo politikës për të drejtat e minoritet grek në vend, ai është i dëshiruar dhe shikuar si pjesë integrale e padyshimtë e bashkëjetesës sonë dhe si pasuri, urë lidhëse”, tha Rama.
Marrëdhëniet me Metën
Rama tha se nuk e ka në plan të rregullojë marrëdhëniet me Presidentin Meta, por shtoi se është i gatshëm ta ndihmojë nëse ai ja kërkon.
I pyetur nëse ka frikë nga SPAK-u, kryeministri Rama kishte edhe një përgjigje për Presidentin Meta, i cili e akuzon për kapje të drejtësisë.
Rama tha se reforma në drejtësi nuk është çështje Mic Sokolash, por çështje veprash.
E kishit menduar se do ti kishit të gjitha pushtetet?
Rama: Jo as në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën të katanidet si është katandisur. Dhe ju jeni në të drejtën tuaj të mendoni që kjo është sikur, po nuk është sikur fare, është shumë më e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten se me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të të vrasë ty politikisht, me ide, figura, ritëm, shumë më e vështirë, njësoj si ju të punonit për një portal në Rrushbull, do e kishit të njëjtin motivim?
Nëse unë kam kapur SHBA, BE, atëherë nuk keni ca bëni, e keni humbur këtë betejë. Të thuash që kapen BE, SHBA, se ka forcë të errët, dhe kjo ndodh në Shqipëri, këto janë qesharake, dhe kimikisht shqetësuese.
Keni frikë nga SPAK? Nëse jo, sepse e keni kapur ashtu si thotë presidenti përmes ramaforma?
Rama: Nuk është çështje trimërie, e frike, as Mic Sokolash, është çështje veprash, unë që ditën e parë kam qenë i vendosur për të bërë një reformë në drejtësi kur ne të miratonim çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do miratonte dhe do na sillte në tavolinë, e mbani mend që thashë nuk e kam lexuar draftin.
Jeni gati të rregulloni marrëdhëniet me Metën?
Rama: Jo nuk e kam në plan, por jam i gatshëm ta ndihmoj presidentin nëse ma kërkon sepse sinqerisht jam shumë i keqëardhur për presidentin dhe shumë i keq ardhur për gjendjen e institucionit. Por sic e keni parë jam kursyer dhe do të kursehem se realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shtoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit.
Përgjigje për shqetësimin e presidentit për tërmetin?
Rama: Tërmetin ai e ka shumë të thjeshtë nxjerr një dekret dhe e shtyn