Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

08:44 / April 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2055
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon me kontrollet në kantiere ndërtimi në disa qytete të vendit. Sipas njoftimit më të fundit zyrtar, mësohet se janë ndëshkuar me gjoba dhe vendime për pezullim punimesh plot 65 subjekte. Kjo, si rezultat i shkeljeve të konstatuara gjatë inspektimeve.

Në Tiranë janë verifikuar gjithsej 219 objekte ndërtimi, nga të cilat 41 janë me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe 178 me leje nga njësitë vendore. Pas rikontrollit, në 45 kantiere janë konstatuar mungesa të masave të sigurisë, duke sjellë masa administrative dhe pezullim punimesh.

Në zonën e Golemit, janë inspektuar 73 subjekte ndërtimi. Pas verifikimeve, 8 prej tyre janë ndëshkuar me gjobë dhe pezullim punimesh për shkelje të konstatuara.

Kontrollet janë shtrirë edhe në jug të vendit. Në Vlorë janë inspektuar 32 objekte, ku në 12 raste janë vendosur masa ndëshkuese. Ndërkohë, në Himarë janë identifikuar 71 subjekte me leje të miratuara, nga të cilat deri tani janë inspektuar 14.

IKMT bën të ditur se procesi i verifikimeve do të vijojë edhe në Durrës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse si AZHT dhe IMT-të vendore.

Duke marrë parasysh numrin e lartë të vdekjeve në kantieret e ndërtimit, sidomos vitet e fundit, është përgatitur një plan pune i detajuar për të garantuar sigurinë në punë. “Ata që nuk kanë plotësuar kërkesat për sigurinë teknike, do të ndëshkohen rreptësisht”, kështu ka paralajmëruar më herët kryeinspektor i IKMT-së, Afrim Qëndro.

IKMT konteinerë tirana Vlorë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.