Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga tragjedia mbijetoi vetëm kryefamijari, vëllai i Albert Carës: Na thotë vetëm një të më ketë shpëtuar, aq do

18:19 / November 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama dhe Sulë Cara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familja Cara nga Thumana ka qënë një nga më të prekurar nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, duke humbur 6 anëtarët e saj. I mbijetuari i vetëm nga banesa është kryefamiljari Alberti, i cili u nis me avion nga Rinasi për mjekim të specializuar në Itali në gjendje të rëndë për jetën.

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ka qënë pranë të afërmve të tij, duke disktuar lidhur me rastin e tragjedisë së familjes. Të afërmit i kanë treguar kryeministrit se ende nuk i kanë treguar asgjë dhe se kryefamiljari mendon që i ka gjallë njerëzit e tij më të dashur.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Ku ishte ti kur ndodhi kjo?

Sulë Cara: Pasi nxorra familjen time, mora vëllezërit dhe motrat. Ai nuk na përgjigjej. Në 5 e gjysmë kam ardhur këtu. Nuk patëm asnjë lloj komunikimi.

Erjon Braçe: Kur ra i madhi në 07:05 mund të kishte më marrë më shumë pasi të gjithë ishin duke punuar. Unë ulërita kur filloi të dridhej, zbritën të gjithë punëtorët, ai i shkreti rrëshkiti e kapi dorën keq, u ngrit dhe erdhi. Ai i 07:05 bëri shoshitjen e asaj që kishte ngelur. Ai e bëri dëmin edhe më të madh, pasi po shembeshin ato ajo peshë i ka masakruar të gjithë.

Sulë Cara: Mund të kishim ndihmuar edhe ne, por  sa futeshim ne, binte tjetër dhe na çonte 4 orë mbrapa.

Edi Rama: Sot unë e çova atë. O Zot kur ta marri vesh! Ai ka shtyllën kurrizore të goditur, plagë gjithandej. Do Zoti ka jetë e shpëton për vete.

I afërm: Na thotë të lutem më thoni që një fëmi më ka shpëtuar dhe jam në rregull. I thashë fëmijët i ke në rregull dhe ai na sheh por atëherë do ketë tragjedi. Ai u zhduk si familje. Na ka goditur vend.

Rama: O zot kishte autokolonë të vdekurish. Funeral autokolonë.

Sulë Cara: Ne i thamë doktorit që të mos i tregojë. Nuk ka asnjë dijeni. Ne do e përgatisim vetë por shumë vështirë.

I afërm: Ai në vetëvete e di.

Edi Rama: E di thu? Ai më tha kur u përmend tha që kisha një përdore dhe dora nisi t’i ftohej. Aq mban mend.

I afërm: Atë ditë ka pasur edhe ditëlindjen e vajzës.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks i lartë në Morinë, mbi 19 mijë qytetarë hynë në Shqipëri për tre orë

12:19 / August 9, 2026

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 2026

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.