Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nga trajneri te merkato, Milani varet nga Champions League

11:32 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
FBL ITA SERIEA TORINO MILAN 1556485173
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse Milani nuk arrin të kualifikohet në Champions League atëherë të gjithë planet e drejtuesve do të ndryshonin. Kjo lidhet jo vetëm me emrin e ri që do të marrë drejtimin e skuadrës, teksa largimi i Gatuzos duket i sigurt pavarësisht si mbyllet sezoni, por nga Liga e Kampionëve do të varej edhe merkato e klubit. Sigurisht, rikthimi i Milanit në kompeticionin më të rëndësishëm europian do ta lejonte klubin të kryente investime më të mëdha, ndërsa edhe afrimi i një emri të rëndësishëm në botën e trajningut do të ishte më i thjeshtë.

Ëndrra e kuqezinjve mbetet Mauricio Sarri. Ish-tekniku i Napolit tashmë është në drejtimin e Çelsit, por aventura me blutë e Londrës nuk shkuar sipas pritshmërive në kampionat dhe Sarri është në dyshim për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, një tjetër emër i pëlqyer nga drejtuesit kuqezinj është edhe ish-trajneri i Monakos, Leonardo Zhardim. Portugezi aktualisht është në drejtim të Monakos, por në rast se Milani kualifikohej në Champions atëherë mund të tundohej për të trajnuar italianët. Ndërkohë, nëse Milani mbetet jashtë Ligës së Kampionëve atëherë vëmendja do të kthehej nga trajnerët italianë si Eusebio Di FRançesko apo Xhan Piero Gasperini.

Ndërkaq, e njëjta situatë edhe sa i përket merkatos së lojtarëve. Kualifikimi në Champions do të tërhiqte më shumë futbollistët drejt Milanit, ndërsa mbetja jashtë do të bënte të pamundur për klubin arkëtimin e 50 milionë eurove dhe në këtë formë mund të rrezikonin që të humbnin edhe disa prej ‘xhevahirëve’ të tyre aktualë.

champions league milani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.