Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga vjedhja te droga, 650 të mitur të përfshirë në krime në 5 muaj

15:13 / June 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestimm 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 1 Janarit në krime janë përfshirë 650 të mitur, një pjesë e të cilëve kanë rënë në pranga gjatë fazës së hetimeve, ndërsa të tjerët hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës, nën 14-vjeç. Sipas burimeve të policisë, numri më i lartë i të miturve të proceduar është në Tiranë për shkak edhe të numrit të popullsisë. Kryeqyteti pasohet nga Durrësi, Fieri dhe Elbasani, ndërsa më pak janë në qarqet e tjera.

Tendencat kryesore ku përfshihen të miturit në veprimtari kriminale janë tendencat e vjedhjes ndaj pasurisë. Sipas të dhënave, 40% e numrit total e të miturve autorë i përkasin kësaj kategorie. Vepra të tjera janë edhe krimet që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, e thënë ndryshe 20% e kategorisë së të miturve autorë i përkasin kësaj kategorie.

Ndonëse një shifër relativisht të vogël, rreth 7% e të miturve si autorë të dyshuar janë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Që prej muajit janar, rezulton se 40 të mitur janë përdorues droge, të cilët po hetohen edhe si shpërndarës dozash kanabisi nëpër shkolla apo pranë këtyre ambienteve. Kryesisht, fëmijët nën moshën 14 vjeç që janë përfshirë në këtë vepër penale, shfrytëzohen nga më të rriturit.

Gjatë gjithë vitit të kaluar, u hetuan gjithsej 1940 të mitur në të gjithë vendin, për vepra të ndryshme penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit, kategoritë që përfitojnë

11:57 / October 9, 2026

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

11:16 / October 9, 2026

“Jemi ushtria serbe, ju kemi vënë bombë”, e-mail kërcënues në institucionet shtetërore, policia nis verifikime

09:48 / October 9, 2026

Moti i keq në Lezhë, 4 fidra jashtë funksionit/ Disa fshatra dhe lagje të qytetit pa energji

09:45 / October 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.