Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga Vlora në Sarandë, bllokohen 12 mjete të tjera lundruese

16:45 / August 6, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skafi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar 12 mjete të tjera lundruese, përfshirë këtu 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone.

Ndërkohë, krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Sakaq, shkeljet e konstatuara nga policia janë: Lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Njoftimi i Policisë:

Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 12 mjete të tjera lundruese.

Mjetet e bllokuara: 7 Jet Ski, 2 anije turistike, 2 skafe dhe 1 gomone.

Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.

Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me objektivin primar, garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, ka bllokuar 12 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.

-Në Radhimë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 7 mjete lundruese Jet Ski. 2 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim/bregëzim në zonë të ndaluar; 2 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 20 000 lekë të rinj, për mosregjistrim të mjeteve lundruese brenda afatit të përcaktuar me ligj; 3 drejtues janë ndëshkuar secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit në bord.

– Në molin e portit të Vlorës janë bllokuar 2 anije turistike. Secili nga drejtuesit (kapitenët) u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për ushtrim të aktivitetit (turizmit detar) në kundërshtim me ligjin.

-Në Gjipe u bllokua 1 mjet lundrues gomone. Drejtuesi u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord.

-Në Dhërmi u bllokuan dy skafe për mungesë dokumentacioni. Drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me  masë administrative me nga 10.000 lekë secili.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.