Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nga Vulin, te Veselinoviç dhe…”/ Mediat serbe publikojnë emrat, ja kush janë 14 zyrtarët e biznesmenët e vendosur në listën e zezë të SHBA-ve

21:22 / July 17, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3365
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin, i cili u sanksionua së fundmi, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë edhe shtetas të tjerë serbë.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, disa prej tyre janë të njohur për publikun e gjerë, si tregtari i armëve Slobodan Teshiç dhe biznesmeni kontrovers Milan Radojiçiç, ndërsa të tjerët pothuajse nuk njihen, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sanksione ndaj drejtorit të BIA-s dhe ish-ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin.

Ai dyshohet për aktivitete korruptive, kryesisht në përhapjen e ndikimit malinj rus në Serbi, si dhe përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar, trafik droge dhe shpërdorim të detyrës publike.

Veprimet e tij, siç thuhet në raport, promovuan korrupsionin në institucionet shtetërore në Serbi, dhe me këtë nënkuptojmë keqpërdorimin e pozitës për interesa personale, e që përfshin përfshirjen në tregtinë e narkotikëve.

Vendosja e sanksioneve nga Departamenti Amerikan i Thesarit do të thotë se të gjitha asetet e personave nën sanksione të vendosura në SHBA janë të bllokuara. Në të njëjtën kohë bllokohen edhe kompanitë në pronësi të tyre apo me të cilat janë të lidhura.

Por, përveç Vulinit, vë në pah Nova.rs, në listën e lartpërmendur janë edhe shtetas të tjerë serbë, më saktë gjithsej 14 prej tyre, njëri prej tyre është Sllobodan Teshiç, tregtar armësh.

Teshiç është tregtari më i madh i armëve në Serbi dhe ai ishte i lidhur me dërgesa të dyshimta të armëve, për këtë arsye ai ishte në fokus të publikut ndërkombëtar në disa raste, madje ishte i kërkuar për një kohë nga Interpoli.

Por, pavarësisht se ai është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kompanitë e tij vazhdojnë të eksportojnë armë.

Në këtë listë është edhe Goran Andriç, i cili menaxhon kompaninë “Velkom Trade” Beograd, dhe siç ka njoftuar më herët nga Ministria e Financave të SHBA-së, Andriç është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Slobodan Teshiçit.

Përveç këtyre, lista përfshin shumë të tjerë bashkëpunëtorë të Teshiq, si Nebojsha Sharenac, Nikolla Brkiç, Esad Kapixhiç, dhe Zhelimir Petroviç.

Si bashkëpunëtorë të tij përmenden edhe Sreten Cvjetkoviç, Zoran Petroviç, Milan Subotiç dhe Ljubo Mariçiç, të cilët po ashtu janë nën sanksione.

Gjithashtu, aty gjenden edhe biznesmeni kontrovers Milan Radoiçiç, i cili ishte i lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Ai është edhe nën sanksionet britanike.

Bashkëpunëtori i tij më i afërt Zvonko Veselinoviçit, si dhe kompanitë e tij janë gjithashtu nën sanksione. Veselinoviç ishte i lidhur edhe me vrasjen e Ivanoviçit, gjithashtu.

Ndërkohë listës “i është bashkuar” edhe Luka Karaxhiç, vëllai i Radovan Karaxhiç, i cili u dënua për krime lufte në luftën në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1990.

Ndryshe, Radovan Karaxhiç u arrestua në vitin 2008 dhe më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për krimet në Srebrenicë.

E ndërsa akuzat ndaj Vulin po vërshojnë këto ditë, ai është ende në postin e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë.

Për rastin e tij ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili praktikisht ka bërë të ditur se Vulin nuk do të shkarkohet nga posti i kreut të BIA-s.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

17:38 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.