Agron Bego, profesori i kantos në Shkollën e Mesme Artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier ka dalë sot para togave të zeza. Ai është arrestuar me akuzën për ngacmim seksual të nxeneses së kësaj shkolle e cila e ka denoncuar me anë të një video në një emision investigativ.
Gjykata e rrethit Gjyqësor Fier e kryesuar nga Gjyqtare Igerta Hysi dhe Prokuror Ervisa Hyka në fund të shqyrtimit ka vendosur masën e vlerësimit arrest me burg për 63-vjeçarin Agron Bego.