Gafë në nivelet e amatorizmit nga organizatorët e Lojrave Mesdhetare Oran 2022. Gjatë momentit të nderimit që kulmoi me dorëzimin e medaljes së artë, Luiza Gega nuk arriti të nderonte himnin kombëtar shqiptar.
Rekordmenja e lojërave mesdhetare në garën e 3000 metrave në momentin që priste të dëgjonte himnin shqiptar, nuk ndodhi aspak kështu. Pasi këmbënguli që të luhej himni shqiptar, gafa u korrigjua.