Rozana Radi zbuloi ditën e djeshme se ka adoptuar një qenushe, të quajtur Lily. Ajo ndau me ndjekësit në rrjete sociale një foto me qenushen, por mes mesazheve nuk mungoi një koment ofendues nga një ndjekëse.
“Ngelët të gjitha beqaret me qen dhe ne mace”, i ka komentuar një ndjekëse Rozanës.
Asaj nuk i ka shpëtuar ky koment dhe menjëherë i është kthyer ashpër.
“Beqare mos je vet shpirt se un se mbaj mend sa shumë kohë ka kaluar kur kam qenë, por edhe po të ishe ç’te hyn në xhep ty qeni, macia, ime …. ty kur të solli nëna në jetë çfarë të mësoj? Ti besh llogarinë të tjerëve?!.Pse jeni kshu moj aman ! Gra që han grat! Çfarë mllefi ke që rri në insta e të del punë me punët e botës. Bej palestër ose bej diçka që të djersitesh se çliron energjitë negative mos i nxirr këtu me emër dhe mbiemër se ja tani për dreq do të marrin portale! Edhe po e hoqe ti i kam bërë foto un dhe do ta hedh në story. Pse do të dështosh në daljen tënde të parë. Ose më mirë dëgjo mua, hap një profil fallco dhe opaaaa bjeri të gjitha grave, qenëve, maceve edhe zogjve po pate fuqi…. bjeri. Moj çtë plasi se me adres fallco do jesh. #graqehanegra #turp”.-shkruan Rozana në koment.
“Ç’i bëri qeni im Anxhelinës, ose me mir ta themi çfarë ka Anxhelina me gratë me qen, me gratë beqare, me grat që bashkëjetojnë mbajnë dhe qen!!!!”

