Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ngërçi në Kuvend, PDK thirrje presidentes Osmani: Duam një tryezë gjithëpërfshirëse politike

19:21 / May 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d0362c1e e567 4223 b762 d6d47439c74a 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, përfshirë bllokadën institucionale dhe propozimet e iniciativat aktuale për zgjidhje.

PDK vlerëson se Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale, të cilën ia atribuon “sjelljes së papërgjegjshme politike” të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas partisë, ky koalicion, në mungesë të shumicës parlamentare, po e mban vendin të bllokuar. “Çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe të diskutohet”, thuhet në deklaratën e PDK-së, e cila njofton se që nga përfundimi i zgjedhjeve ka zhvilluar takime me të gjitha partitë parlamentare, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, të cilën e konsideron përgjegjëse kryesore për situatën aktuale.

PDK thekson se mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit, duke shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo takim që është në interes të qytetarëve. Në këtë kontekst, partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi i bën thirrje Presidentes së Republikës që të ndërmarrë nismën për një tryezë gjithëpërfshirëse politike, si hap i mundshëm drejt zhbllokimit të situatës dhe rikthimit të normalitetit institucional.

Sipas PDK-së, zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë. Kjo qeveri, sipas tyre, do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të ofronte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët.

Partia gjithashtu ka kritikuar koalicionin VV-GUXO-Alternativa për, siç e cilëson, “abuzimin me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit”, duke u bërë thirrje që të pranojnë realitetin politik dhe të reflektojnë. “Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes”, përfundon deklarata.

kurti kuvend osmani pdk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.