Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarja e Elbasanit/ Paloka: Personat që blejnë votat po mbrohen nga policia, ja kush ishin shkaktarët e vrasjes!

17:09 / April 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka41
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, ka komentuar ditën e sotme ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan, ku ish-efetivi i RENEA-s Arbër Paplekaj vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin.

Sipas Palokës, shkaktarët e këtyre ngjarjeve janë grupet e Taulant Ballës, për të cilët ai thotë se janë të mbrojtur nga policia.

Nënkryetari i PD foli në Fax News edhe për fushatën e Partisë Demokratike, në Durrës, duke e cilësuar si fushata e dritës, pasi kandidatët takojnë çdo banor dhe i shpjegojnë programin e partisë.

 “Mendoj që është e qartë ngjarja, grupe të caktuara të rilindjes të organizuara nga Taulant Balla, personazhe të njohur të botës së krimit qarkullojnë me para për të blerë vota dhe në disa raste të mbrojtur nga policia. Kjo është ajo që ndodhi në Elbasan. Jemi përballë disa krimeve në ngjarjen konkrete, të organizuara nga grupe që lëvizin me armë dhe blejnë vota. Kjo u evidentua nga demokratë dhe u kërkua të bllokohej ky krim. Partia Demokratike ka bllokuar një krim në zhvillim siç është blerja e votës, u përpoqën ta ndalin dhe nga ana tjetër pati një incident që e dini. Përkrahësit e Taulant Ballës qëlluan dhe më pas ndodhi ajo që ju e dini.

Unë e kam thënë dhe ditët e tjera dhe fushata në Durrës ka dy pamje dhe është fushata e dritës dhe e errësirës. E dritës është e PD që ka takuar njerëz dhe ka folur i ka parashtruar programin e të gjitha që duhen, ndërkohë në krahun tjetër kemi të gjitha shkeljet e kodit zgjedhor dhe më ordinerja që është shtrimi i rrugës dhe ana më e errët e saj është blerja e votës ku dhe siç kemi parë në Elbasan ka tentative të vazhdueshme nga njerëz të botës së krimit që përpiqen të blejnë shpirtin e qytetarëve dhe mbi varfërinë e atyre njerëzve përpiqen të abuzojnë. Deri më tani nuk ka patur incidente, jemi në vëzhgim të këtyre individëve dhe jemi në mbrojtje të votës dhe do e mbrojmë deri në fund dhe do të jemi kundër dhunës.”- Paloka.

Elbasan paloka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.