Autori quhet Kastriot dhe çifti ishte me origjinë nga Fieri. Ata ishin prindër të dy djemve të mitur, të cilët nuk kanë pasur dijeni për krimi ne të atit. Ky i fundit u kishte thënë se nën a e tyre ishte larguar për vizitë tek të afërmit, ndërsa trupi i saj ishte në papafingon e shtëpisë.
Për mediat u raportua se fqinjët kanë treguar që pas krimit, autori është ulur të pijë kafe.
“Gjithçka ka nisur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur autori ka telefonuar policinë dhe u ka rrëfyer krimin. Kur policia ka mbërritur në shtëpi, ka ndjerë aromë ne rëndë dhe ka kuptuar se gjithçka ishte e vërtetë. Ata kanë gjetur trupin të fshehur në një cep në papafingo, të mbuluar me qese të zeza plastike. Për autorin dimë vetëm emrin, Kastriot. Çifti ishte nga Fieri, ata kanë dy fëmijë të mitur, dy djem 9 dhe 12 vjeç. Banorët thonë se prej kohësh çifti ka pasur konflikte për shkaqe xhelozie, e po ashtu se kohët e fundit kishte nisur të ndihej ngado aroma e rëndë nga trupi i pajetë. Po ashtu, ata thonë se pas krimit autori është ulur në kafe. Është shfaqur i tensionuar, por gjithsesi ka zgjedhur të ulet të pijë kafe sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në përpjekje për ta fshehur krimin.
Trupi i viktimës ishte në banesë prej të enjtes së kaluar, kur edhe ajo ishte vrarë. Fëmijëve u kishte thënë që nëna ka ikur tek familjarët e tjerë.”