Pasi kryeministri Edi Rama tha se ngjarja në Kavajë nuk kishte ngjyrim politik ka reaguar edhe Partia Demokratike.
Përmes një deklarate, PD thotë se Rama merret me gënjeshtra e manipulime, ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma.
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Më herët dhe vetë Jonuzi nga arratia tha se ka qenë me Partinë Demokratike, po në foton e publikuar nga PD, ai shfaqet krah dy personave të tjerë të pranishëm në ngjarje, shef i policisë bashkiake dhe një polic bashkiak, në shoqërinë e kreut të bashkisë së Kavajës Redian Krali.