Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të efektives 27-vjeçare, Zarife Hasanaj.
“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë!Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Rama.
