Masakra me armë zjarri tip kallashnikov që ka lënë disa të plagosur ka ndodhur brenda një lokali. Pasditen e sotme, rreth orës 16:00, ne lokalin “Fokus”, tre persona të armatosur me kallashnikov kanë shtënë duke rrezikuar jetën e klientëve të tjerë në lokal. Por plumbat kanë lënë të plagosur: A.D., 40 vjeç; A.S., 20-22 vjeç dhe një 25-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Po pikërisht ky i fundit është në gjendje më të rëndë, në reaminacionin e spitalit Ushtarak.

