Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarja në Rinas, zyrtarë të lartë pritet t’i nënshtrohen hetimit

10:20 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547483027 prokuroriaetiranes 770x434 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se dokumentacioni i AlbControl, kontratat e punës të kontrollorëve po sekuestrohen nga prokuroria e Tiranës që ka nisur hetim për shpërdorim detyre. Sipas Lalës, hetimit pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarë të lartë.

“Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka çelur një hetim penal lidhur me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit ku pas bojkotit të punës nga ana e kontrollorëve është paralizuar gjithë puna dhe nuk ka pasur asnjë avion të jetë ulur apo të jetë ngritur nga pikëpamja e aeroportit më të madh në vend. Burime zyrtare pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimi ka nisur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria është duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin, si kontratat e punës, por edhe është duke marrë në pyetje të gjithë kontrollorët që pretendojnë se janë të paaftë përkohësisht për të kryer punën për shkak të stresit të krijuar edhe nga përhapja e COVID-19 dhe më pas do të ketë dhe një rimarrje të tyre në pyetje lidhur me pretendimet që kanë ngritur. Ky bojkot i kontrollorëve ka sjellë dhe bllokim të punës duke sjellë një dëm të madh ekonomik, ndërkohë që janë dhjetëra qytetarë që nuk kanë mundur të fluturojnë.

Hetimit pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarë të lartë të cilët kanë pasur informacion për mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet dhe se si mund të shkohej në paralizimin e punës në aeroportin e vetëm në vend”, bëri të ditur Klodiana Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.