Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarja tragjike në Gramsh/ Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave

22:39 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liqeni i banjes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Gramshit. Në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, 4 shtetas, babai me dy djemtë, një prej tyre i mitur dhe kushëriri janë futur për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Katër shtetasit janë identifikuar si: Arben Zogu 46 vjeç  dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Menjëherë pasi janë njoftuar, policia, zjarrfikësja dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave.

Në buzë të liqenit janë gjetur dy motoçikleta, 3 telefona dhe rrobat e trupit që i përkisnin 4 shtetasve. Deri më tani polumbarët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë trup, ndërsa në bregun e liqenit janë mbledhur familjarët dhe njerëz të zonës.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit rreth 46 vjeç, 19 vjeç, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gramsh polumbaret trupat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.