Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ngjarje dramatike”, Patozi: Nuk ka kuptim që shqiptari të humbasë jetën për pushtetin e dikujt tjetër!

21:16 / April 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
astrit patozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astri Patozi, në studion e “Ditari” në A2, komentoi vrasjen që ndodhi sot në Elbasan, ku nga një përplasje me armë zjarri mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

“Është një ngjarje shumë e rëndë, dramatike. Uroj që të jetë e fundit dhe të shërbejë sadopak për uljen e gjakrave, pasi humbja e jetës së një shqiptari për pushtetin e dikujt tjetër nuk ka kuptim. Është pasojë e një politike agresive, që mbarset dita-ditës nga një regjim kryetarokracie. Janë të njëjtat forca që këmbejnë pushtetin 30 vjet në Shqipëri, që e konsiderojnë njëra-tjetrën armike, por që pas zgjedhjeve bëjnë flirte”, tha Patozi.

“Shpresoj që shqiptarët ta lexojnë siç duhet, të tërhiqen dhe të mos ndjekin pas politikën që shkel mbi kufomat e tyre, që nuk ka qëllim tjetër përveçse marrjen apo ruajtjen e pushtetit. Do të doja shumë që politikanët të distancohen nga kjo ngjarje”, shtoi koordinatori i Bindjes Demokratike.

Sipas tij, ky episod do të jetë i fundit: “Nuk besoj që shqiptarët do të vazhdojnë të humbasin më jetën e tyre për pushtetin e disa personazheve që i kanë dhënë të gjitha provat që nuk kanë ç’i japin më shumë këtij vendi përveç ngjarjeve të tilla”.

“Nuk e kuptoj pse këtyre 3 palëve (PS, PD dhe LSI) u duhen badigardë? Mesazhi im është që shqiptarët të refuzojnë ata që për fushatat e tyre kanë nevojë për badigardë, që i përdorin shqiptarët si mish për top”, u shpreh Astrit Patozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.