Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtimin mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkohë, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.