Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjet e fundit në vend, aksidentin në Vlorë ku u shua familja Gushi dhe atë të Velipojës me katër të vrarë, duke thënë se këto ngjarje nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë në vend.
“Trendet përtej një ngjarjeje dy apo tre dhe mjafton të shihni që trendet janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen apo nëse ule ngritjet e tyre janë brenda kufijve të të arsyeshmes në raport me të përgjithshmen. Ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, po për turistët mos kini asnjë merak. Atmosfera e një vendi ku me demek turistët nuk duhet të vijnë sepse rrezikojnë të vriten rrugëve është në ekran dhe fakti tregon që turistët do të vijnë dhe nuk ka asnjë ndryshim në raport me dëshirën. Ngjarjet nuk përcaktojnë nivelin e sigurisë apo të pasigurisë në një vend”, tha ai.
Duke përforcuar qëndrimin e një dite më parë të Bledi Çuçit ai tha se aksidenti i Vlorës ishte rezultat i çmendurisë së një individ në rrugë, apo policia e shtetit të gjendet pas mesnate në një vend ku bëjnë sherr dy komshinj.
