Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela: Berisha duhet të tërhiqet dhe ta mbështesë partinë nga jashtë…! PD gaboi në 2019 që bojkotoi lokalet!

18:48 / June 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ishte i pritshëm, pasi sipas tij, PD gaboi në vitin 2019 që nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se ish-kryeministri Berisha nuk duhet të punojë për përçarjen e PD-së, por të kontribuojë për bashkimin e kësaj force politike.

“Disfata e PD pritej. Ata gabuan në 2019 kur nuk hyjnë në zgjedhjet për pushtetin lokal. Nuk ishin zgjedhje njëpartiake, u tërhoqën ata. Pse ti mendon se nëse abstenove në një ligj themelor në Kuvend, nuk është ligjore dalja e ligjit përmes maxhorancës? Abstenimi është në favor të kundërshtarit. PD u tërhoq nga zgjedhjet dhe ja ku përfundoi. Çdo gabim ka kosti, PS i mori të gjitha bashkitë, jo vetëm që krijoi ekipet e veta, por investoi shumë nëpër qytete, sepse i kishte qytetet e veta.

Atëherë çdo gabim ka kostot e veta. Çfarë ndodhi me të djathtën. PD pati 300 mijë abstenime që nuk morën pjesë në zgjedhje. Kjo ishte revolta e tyre. E kanë moto të djathtët. E gjithë thembra e Akilit është ajo që nuk dolën të merrnin pjesë në zgjedhje. E vuajtën këtë edhe në zgjedhjet e 2021, pasi të gjitha bashkitë dhe komunat ishin të socialistëve.

Edhe përçarja brenda PD-së ka ndikuar. Këtu ishte çështja që Berisha nuk duhet të çajë partinë, duhet të jetë strumbullari për ta bashkuar atë. Ai shkoi dhe u bashkua me Metën. E dini ju sa negativitet ka në radhët e demokratëve Meta? Ka shumë. Politika ka një rregull që vargu i lartë i gabimeve të ndëshkon shumë rëndë dhe nuk dihet kur merr veten.

Berisha nuk kishte sesi ta kishte logon dhe vulën e PD. Lëvizja e Saliut nuk mori dot PD-në, të hynte në Kongresin e saj dhe në forumet e tjera. Ajo doli me një foltore dhe gjeti Metën dhe u futën bashkë në zgjedhje.

Përpjekje pozitive është ndërmarrja e 3 hapave nga Grupi Parlamentar për ringritjen e PD. Por gjithçka është në dorë të Berishës, a do të pranojë ai të bashkohet? Berisha ka vetëm një rrugë, të krijojë parti të re, por edhe po e bëri, do të dëmtojë PD-në. Duhet të tërhiqet dhe të angazhohet jashtë strukturave për bashkimin e PD. Nëse tani nga qershori e deri në shtator ecet me këto ritme, do të kemi një PD të ristrukturuar. Nëse kjo ndodh, PD fiton zgjedhjet.

PD pas ndihmës që i ka dhënë lideri historik i saj, do të bëjë ç’është e mundur që atij t’i hiqet “non grata” në Amerikë. Të gjitha këto riparohen me rrugën që ju thashë unë. Saliu nuk e kupton dot, por e ka në favor. Nëse këta do të rrinë kështu nuk i fitojnë zgjedhjet e 2025”, u shpreh Ngjela.

Berisha Ngjela tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.