Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjela: Berisha është pengesa! Nëse tërhiqet, opozita vjen në pushtet

09:56 / March 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se tërheqja e Rithemelimit, deri në uljen në një marrëveshje me PS-në, mund të konceptohet si një lëvizje për t’i bërë parapri dënimit të Sali Berishës, i cili aktualisht ndodhet në ‘arrest në shtëpi’.

Sipas Ngjelës, mazhorancës nuk i intereson bashkëpunimi me “non gratën” sepse i bie prestigji dhe se opozita nuk vjen në pushtet me kryengritje.

“Nuk bëhet kështu loja. Ata duhet të krijojnë lëvizjen e re të programit të tyre që ta paraqesin për zgjedhjet që vijnë dhe duhet të ketë bashkim të PD-së”- tha Ngjela, duke shtuar se: “Gjithë pengesa është Berisha. Po të largohet ai në kompromis me këta, një kompromis që tashmë që është i goditur nga Uashingtoni i intereson, këta marrin pushtetin.”

Pjesë nga biseda:

Hysa: Si i shihni shihni zhvillimet e fundit, mazhoranca dhe PD-ja e Rithemeluar e ulur në të njëjtën tryezë?

Ngjela: Ka një tërheqje nga këta të Rithemelimit sepse e kuptojnë që janë në krizë të madhe. Pastaj konceptohet edhe kështu që; Berisha që e ka krijuar këtë fragment ndodhet në arrest dhe mund të kenë edhe ata avokat që i kanë mësuar që të lëvizin kështu me idenë se do të dënohet. Pasi të dënohet, Berisha nuk ka të drejtë më që të jetë deputet dhe do të vazhdojë dënimin penal.

Hysa: Por sa të ndodh kjo, Berishën e shohim në krye të Rithemelimit. A ka një tërheqje te mazhoranca? Është pyetur dhe është aluduar se po bashkëpunon mazhoranca sot me “non gratën”, por kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e kundërshtoi në mënyrë kategorike…

Ngjela: PS me Rithemelimin? Jo.

Hysa: A ka një tërheqje nga mazhoranca?

Ngjela: Nuk ju intereson. Nëse bashkohen me ata i bie prestigji PS-së.

Hysa: Jo bashkim po bashkëpunim. Deputetë të Rithemelimit po diskutojnë që të kapërcehet ky ngërç dhe duket se janë hedhur hapat e parë që të votohen madje edhe ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar me votat e Rithemelimit.

Ngjela: Edhe mund të ndodhë sepse ka ngrirë parlamenti dhe Rithemelimi e ka krijuar atë të gjithën. Pyetja është çfarë kërkon ekzaktësisht Rithemelimi? Asgjë, vetëm përshtjellim. Ajo është lëvizje anti-kombëtare. S’ka kërkuar asgjë absolutisht. Duam komision, duam këtë dhe duam atë, asgjë…

Hysa: Çfarë e bëri opozitën, Rithemelimin, të ndryshojë në këtë moment?

Ngjela: Me siguri që ka pasur një presion ndërkombëtar. Duhet të ketë një të tillë në këtë moment. Ose e kanë kuptuar që ishte lëvizje në vakum. Unë kam mazhorancën, si do të arrish në pushtet pa zgjedhje? Kështu siç bëjnë këta do të humbasin zgjedhjet gjithmonë. Në një aksion politik për opozitën, pyetja qëndron a vjen dot në pushtet me këtë? Jo. Në një kryengritje i ranë bilbilit, u mblodhën, u vajtën 100 njerëz. Ju e patë. Nuk bëhet kështu loja. Ata duhet të krijojnë lëvizjen e re të programit të tyre që ta paraqesin për zgjedhjet që vijnë dhe duhet të ketë bashkim të PD-së.

Hysa: E shihni të mundur?

Ngjela: Gjithë pengesa është Berisha. Po të largohet ai në kompromis me këta, një kompromis që tashmë që është i goditur nga Uashingtoni i intereson, këta marrin pushtetin.

Hysa: Kë shihni ju si zëvendësues të tij?

Ngjela: Nuk përcaktohet përmes zëvendësuesve, do të shihet se kush do të dalë lider kur të bëjnë kongresin e bashkimit. Sot po flasim praktikisht për dy parti të PD-së, 4 kryetar…

spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.