Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela për vizitën e Mitsotakis: S’ka minoritet grek në Himarë. Strasburgu mbështet Kushtetuesen për “detin”

20:25 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela 1 722x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela, foli sonte për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Himarë.

Ai u shpreh se historia nuk preket dhe se në Himarë nuk ka grekë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk e njeh mirë historinë.

“Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama.

Rama nuk e njeh mirë historinë. këta duhet të diskutojnë për heqjen  e ligjit të luftës. E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë. Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha.

Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet. Historia e konfliktit ë Korfuzit. janë dëmtuar dy anije angleze. Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar.

Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin. Në fuqi qe dhe është vendimi i Strasburgut”, tha ai në “News24”.

Ndër të tjera, Ngjela shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbështetet te Strasburgu.

“Rama e di këtë sepse e ka diskutuar me mua. Do të dalin dokumentet. Rama e di historinë. E kemi biseduar bashkë. Por a do të shkojë avokati shqiptar të thotë se mbaron loja. Si do të rrëzojnë vendimin e Strasburgut?”

Kyriakos Mitsotakis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.