Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjela: SPAK po vepron, krimi është rritur tek moshat e vogla

19:24 / November 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela scaled 1 2048x1260 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela, thotë se SPAK është duke vepruar dhe për të kriminaliteti në vend ka rënie. ”SPAK është në veprim. Ka qenë shumë i shpërhapur krimi dhe korrupsioni, ka dëmtuar shumë vendin dhe psikologjinë e popullit sepse ka qenë i pakontrolluar krimi në Shqipëri dhe gjenerojë vrasjet e paguara. Tani ka një rënie pas daljes së SPAK. Ka rënie të kriminalitetit”, tha ai.

Sa i takon protestës së organizuar nga mbështetës të PD në Londër, teksa kryeministri Edi Rama atë ditë zhvilloi edhe një takim me shqiptarët që jetojnë atje, Ngjela u shpreh se protesta nuk kishte pjesmarrës. ”Nuk është se kishte ndonjë masivitet të madh, por po shohim se PD në Shqipëri nuk është në funksion të elektoratit të saj dhe të opinionit publik. Sa më shumë kalon koha aq më shumë kuptohet se ka nevojë për lider, ndryshe nga PS që është e strukturuar”, tha ai.

Teksa u ndal tek msobindja civile që do të zhvillohet më 26 nëntor nga opozita, ai u shpreh se protestat drejtohen nga Sali Berisha. Sipas tij, PD është duke humbur përkrahjen me bllokimet e rrugëve, në një kohë që duhet të ishte në terren për zgjedhjet 2025.

”Kjo është shkatërrim, pse duhet ta bllokosh kryeqytetin, do të marrësh pushtetin, i drejton Saliu po ai është në regjim burgu dhe ku dihet se si e ka optikën e tij. Ata s’kanë idenë, është humbje ekuilibri dhe janë në favor të PS-së këto. PD vijon që të humbas përkrahje. Pushteti merret me votë, në vend që të organizohet për zgjedhjet që po vijnë bëjnë këto. Sali është arrestuarit nga SPAK që e paguajnë ndërkombëtarët. Nuk arrijnë asgjë, dëmtojnë veten dhe kam përshtypjen që nuk do të dalin shumë”.

krimi spak spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.