Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjela: S’pati revolta për arrestimin e dy liderëve të opozitës

18:38 / October 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar arrestimin e Ilir Metës, si edhe ”analizoi” punën e SPAK-ut. Ai vlerësoi punën e organeve të reja të drejtësisë, duke thënë se deri më tani nuk duhet të kemi rezerva. Ngjela duke u ndalur tek arrestimi i Metës, apo edhe masa ”arrest shtëpie” për Berishën, thotë se janë persona me mbështetje shoqërore dhe duhet vlerësuar puna e SPAK, pasi ka goditur në nivele të larta.

”Nuk duhet të kemi rezerva deri tani, por profesionalisht nuk ka qenë aq e lehtë sa mendohet. Nuk janë arrestime që bëhen me fushata. Personat që janë nën akuzë kanë mbështetje shoqërore dhe këtë e di SPAK, aq më tepër që kanë ekspertë të huaj. Të shohim nëse do ecin deri në fund ose jo. Unë jam i bindur që po. Deri tani është mirë dhe ka nisur nga nivelet e larta. Personat që janë arrestuar kanë pasur përkrahje të madhe nga disa lloje forcash në Shqipëri, edhe të fuqishme, edhe ushtarake, edhe popullore. Por kjo tregon një gjë të madhe për ne shqiptarët, opinioni publik shqiptar për korrupsionin s’të përkrah”, tha Ngjela në Report TV.

Ngjela thotë se shqiptarët nuk e pranojnë korrupsionin, ndërsa thekson se nuk pati asnjë revoltë për arrestimin e dy liderëve të opozitës. ”Nuk pati revolta politike për arrestimin e liderëve të opozitës. Shumica janë majat, vetëm 2 ose 3 janë këta liderët e djathtë. Ne nuk duhet të gëzohemi, çdo njeri gabon. Këtu nuk flitet për një hakmarrje, por ne na duhet të ndërtojmë shtetin e së drejtës, po shohim që po e formojmë pushtetin gjyqësor”, tha Ngjela.

Berisha Meta Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.