Nëse ju themi se të visheni me të kuqe ju bën më tërheqës? Ju duket diçka pak e besueshme apo jo? Por studime të ndryshme ama kanë treguar se ngjyra e kuqe zgjon interesin në perceptimin viziv të atij që ju sheh.
Nëse ka diçka të përbashkët mes meshkujve dhe femrave është dëshira për të dhënë një pamje tërheqëse dhe të pëlqyeshme. Ky fakt shton mundësinë e ndërveprimit në shumë situata, dhe sipas interesave tona.
Ngjyra e kuqe ka lindur nga fuqia, veprimi, vitaliteti, ambicia dhe pasioni.
Nga lind ky reagim?
Efekti i tërheqjes nga ngjyra e kuqe nuk është rezultat i një sjellje të caktuar. Por ka ndikim më instiktive dhe natyrale. Këtë e tregon një studim i bërë nga Universiteti i Rochester.Sipas tij, impakti që gjeneron kjo ngjyrë tregon pjesën tonë si specie.
Përveç faktit jemi qënie njerëzore, specie të tjera kanë të njëjtën tërheqje përsa i përket kësaj ngjyre. Në rastin e botës së kafshëve e kuqja është simbol i ovulimit dhe ekziston një mundësi më e madhe të vihet në dukje.
Simboli i ngjyrës së kuqe
Karakteri i fortë dhe i dukshëm i ngjyrës së kuqe thekson simbolin e emocionit dhe situatave intensive. Ka shumë lidhje që sugjerojnë që kjo ngjyrë i referohet pasionit, sensualitetit dhe erotizmit. Ja pse kur flitet për dashurinë shoqërohet me këtë ngjyrë, një tufë lulesh të kuqe, një dhurat me kartolinë të kuqe, me zemra të kuqe. Por nëse jeni të ndrojtur, nuk ju këshillohet kjo ngjyrë. Pasi do të tërhiqni më shumë vëmendje se sa do të donit realisht, duke u ndjerë në siklet dhe të pasigurtë.
Por e kuqja është e lidhur edhe me pushtetin dhe suksesin. Në të vërtetë kjo është më e shpeshtë për gratë. Studimet tregojnë se e kuqja zgjon në mendjen femërore pamjet e një burri me kapacitete dhe mundësi të mëdha, një burrë me ide të reja, që arrin objektivat e tij.