Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

‘Ngjyrat e shqiptarëve’, Xhaçka: Shqiptarët faktor stabiliteti dhe paqeje

16:27 / November 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta xhacka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, në prani të anëtarëve të kabineteve të dy qeverive lançuan edicionin e parë të konkursit “Ngjyrat e shqiptarëve”.

Ministrja Xhaçka theksoi se kjo nismë është një mundësi shumë e mirë për të treguar ngjyrat e vërteta të shqiptarëve, për të përçuar nëpër botë një imazh të përbashkët.

“Shqipëria ndodhet sot në prag të çeljes së negociatave, ndërkohë që së shpejti do të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB. Roli e pesha e Shqipërisë në rajon është sot më domethënëse se kurrë, dhe më shumë se kurrë shqiptarët shihen sot si një faktor stabiliteti dhe si një garanci për orientimin euroatlantik të rajonit. Këto arritje të Shqipërisë janë padyshim një zhvillim shumë pozitiv për Kosovën. Sepse një Shqipëri më e fortë e më e respektuar, është një Shqipëri që mund të bëjë akoma më shumë për Kosovën”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.

Ndër të tjetër, ministrja Gërvalla shtoi se, “Ngjyrat e shqiptarëve” është një iniciativë e hapur edhe për Kosovën, për të gjithë shqiptarët që i rrethojnë dy vendet, gjithashtu edhe për ata që vijnë nga mërgata.

Konkursi “Colours of Albanians” organizohet për herë të parë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

Çdokush që do të bëhet pjesë e këtij konkursi mjafton të hedhë një foto ose video nga jeta e përditshme, nga një udhëtim, nga një eksperiencë në Shqipëri apo Kosovë në profilin e tyre në Instagram, duke përdorur si hashtagun “Colours of Albanians”.

Fotot fituese, do të bëhen në finale pjesë e një botimi i cili do të shpërndahet më pas në të gjithë botën, përmes rrjetit të përfaqësive të dy vendeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash/ Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

10:24 / September 26, 2026

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.