Thuajse 100 balena pilot kanë ngordhur në brigjet e ishujve Chatham në Zelandën e Re.
Zyrtarët e zonës treguan se janë njoftuar për incidentin ditën e dielë dhe në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje disa prej gjitarëve ishin gjallë.
Në total u cilësuan si të pajetë 97 balena dhe 3 delfinë.
Është e paqartë ende shkaku se përse balenat janë detyruar të dalin në bregun e ishujve që janë 800 km larg nga Zelanda e Re.
Autoritetet thanë se anëtarët e bashkësive lokale Moriori dhe Maori kryen një ceremoni për të nderuar shpirtrat e balenave. Trupat e tyre do të lihen të dekompozohen.
Balenat pilot janë kryesuesit dhe drejtuesit e turmave gjatë shtegëtimit.