Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ngre ‘siparin’ cikli i ri i doktoraturave, Kule: Kërkimet shkencore nuk do flenë më në arkiva

10:27 / June 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas marrjes së “OK” për hapjen e ciklit të tretë të studimeve, Fakulteti Ekonomik është i pari në Universitetin e Tiranës që hap siparin duke përzgjedhur dje 119 fituesit që nisin doktoraturën për vitin akademik 2022-2023.

Boshllëku prej gati një dekade i kërkimit shkencor, sipas dekanit Dhori Kule, ka shërbyer si fazë përgatitore për të rritur cilësinë dhe efektshmërinë e këtyre punimeve.

FITUESIT

Kësaj here nuk bëhet fjalë për studime shkencore që mbeten në arkiva, por për kërkime të mirëfillta shkencore që do t’u vijnë në ndihmë bizneseve dhe administratës shtetërore. Në ceremoninë e prezantimit të 119 kandidaturave të përzgjedhura nga 203 aplikime, dekani Kule tha se gjysma e përfituesve u përkasin institucioneve publike dhe bizneseve. “Sapo rifilloi procesi i miratimit të programeve të ciklit të tretë të studimeve, 67 janë vetëm nga stafi i brendshëm akademik.

Pjesa e tjetër kanë lidhje me universitetin, janë pedagogë të jashtëm dhe punojnë në struktura apo pozicione që kanë lidhje me kërkimin. Të mos kemi kërkime, doktoratura dhe punime që nuk i duhen kujt, nuk kemi nevojë për punime shkencore dhe doktoratura që vendosen nëpër bibliotekat e fakulteteve apo kudo tjetër. Punimet do të jenë në funksion të një objektivi”, nënvizoi dekani duke shtuar më tej rëndësinë e kthimit të këtij programi pas dhjetë vitesh ndalesë. Janë një seri institucionesh shtetërore e biznesesh private që i janë drejtuar Fakultetit Ekonomik për studime të mirëfillta shkencore për nevoja konkrete.

“Universiteti i Tiranës ka memorandum bashkëpunimi me Parlamentin, Këshillin e Ministrave, me 3-4 ministri, atë të Financave, Inovacionit, Bujqësisë dhe institucione të tjera që kanë nevojë për kërkime, si: INSTAT-i, Drejtoria e tatim-taksave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Posta, banka të nivelit të tyre e shumë të tjera”, theksoi Kule.

Universitetet publike kanë bllokuar që prej vitit 2013 ciklin e tretë të studimeve, kur maxhoranca socialiste e konsideroi procesin me shumë të meta e shumë prej fakulteteve pa kapacitetet e nevojshme për garantimin e cilësisë së tyre.

“Është një vonesë që do ta zëvendësojmë me cilësi”, premton Kule. Kjo kohë ka shërbyer, sipas tij, si fazë përgatitore për departamentet dhe vetë pedagogët udhëheqës, të cilët kanë përcaktuar numrin e doktorantëve që mund të udhëheqin. Profesorët listuan emrat fitues sipas 7 departamenteve të ndryshme, teksa nënvizuan rëndësinë e këtyre punimeve shkencore të cilat nuk i shërbejnë vetëm rritjes profesionale të individit, por lidhjes me institucione të cilat shprehin nevojën për to

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.