Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në një bashkëbisedim me mjekë të familjes dhe specialist, ku ngriti shqetësimin për situatën e krijuar nga COVID-19.
Një prej pjesëtarëve i prezantuar si mjek ishte edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në njësinë numër 4 në Tiranë, Mirgen Zaçellari.
Ai kaloi në fazën tjetër në votimin nga anëtarësia e PD në Tiranë, ndërkohë që sot mori pjesë në takimin e Bashës nën “petkun” e mjekut.
Zaçellari tha para Bashës se fluksi në QSUT është shumë i madh, aq sa nuk mund të përballohet.
