28-vjeçari që ngriti me dron flamurin e PD-së gjatë një takimi elektoral të Partisë Socialiste është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
I riu me iniciale A. G., banues në Tropojë është proceduar për veprën penale të “Pengimit në ushtrimin e të drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.
AI ngriti dronin teksa kandidati i PS-së, Petrit Malaj po mbante një takim elektoral.