Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke falenderuar presidentin Ilir Meta dhe kryeparlamentarin Grmoz Ruçi të cilët e kanë bërë të qartë se tashmë Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale.
Duke marrë në konsideratë opinionin e Komisionit të Venecias, Kim thotë se ata duhet tashmë të bashkëpunojnë që plotësimi i Gjykatës Kushtetuese të bëhet brenda këtij viti.