Kandidatura e tretë për SPAK është Anton Martini, prokuror në Shkodër. Pas kandidaturës së Klodjan Brahos dhe Besnik Muçit, Martini gjithashtu kandidon për të qenë një nga 15 prokurorët që do të ketë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit.
Klodjan Braho njihet për hetimin e dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla apo dhe prokurorit të Fierit, Roland Hysi. Aktualisht është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Besnik Muçi gjithashtu është prokuror tek Krimet e Rënda, por ka kaluar vetingun nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-se dhe kërkon shkarkimin. Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të shqyrtojë ankimimin.
