Stilisti i njohur, Niko Komani është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, ku u bë pjesë e një loje me pyetje.
Të ftuarit duhet të fitonin pikë ose në të kundërt duhet të përgjigjeshin. Pyetja që iu bë Nikos ishte: “Cili është personazhi më vesves që ke veshur deri tani?”
Niko u përgjigj: Tuna, duke treguar se këngëtarja është tekanjoze pasi kërkon perfeksionin.
“Tuna është tekanjoze, por pa të keq, thjesht nuk është e bindur, është perfeksioniste”, u shpreh Niko.