Në intervistën e tij të parë në media si Ministër i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se dëshira dhe ambicia e tij për sa kohë do të jetë në krye të këtij institucioni është të lërë një gjurmë dhe të shtoj një vlerë më shumë në Ministrinë e Mbrojtjes. Megjithatë ai ka preferuar të flasë në terma konkretë duke thënë se fokusi i tij fillimisht do te jetë kontributi për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të dhe NATO-on. Ndërsa një vëmendje shumë të rëndësishme do të marrë dhe edukimi e trajnimi i Forcave të Armatosura.
“Pas shumë viteve pauzë edukimi i FA në Shqipëri bëhej përmes kontributit të vendeve aleate me tepër dhe kurseve të shkurtra këtu, sot kemi një akademi, një program sistem Bachelor, Master, pse jo më vonë edhe Doktorature, sepse kemi qendër kërkimore shkencore pranë Akademisë. Sot kemi një Baçelor me 60 studentë që kanë kaluar disa filtra pas aplikimeve. Ky është vetëm fillimi dhe ka nevojë për mundësi dhe inovacion për këtë program të arsimit. Janë 30 kurse që zhvillohen jo në kuadrin e agjencisë, por në kuadrin e komandave tona të të gjithë Forcës së Armatosur. Duam të plotësojmë këtë akademi edhe me kurse të tjera të arsimit profesionale. Sot për sot flasim për kurrikula të fushës së Ushtrisë, por unë e shoh përtej kësaj edhe si një qendër të arsimit profesional me zanate, të cilat mund t’í vlejnë edhe të rinjve”, u shpreh ministri në emisionin ‘Pa protokoll’ në Report Tv.
Peleshi tha se do të përpiqet për ngritjen e një institucioni të edukimit dhe trajnimit të FA-ve shumë të veçantë që do të jetë shumë i lakmuar dhe i kërkuar nga të gjithë të rinjtë tanë.
Të fundit
Niko Peleshi: Forcimi i partneritetit me aleatët dhe edukimi e trajnimi i Forcave të Armatosura, objektivat kryesor të punës si Ministër i Mbrojtjes
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment